×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta e pronarëve të autobusëve, lulëzojnë taksistët ilegal, Ministria shqyrton modalitetet

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Në fazën dytë të lehtësimit të masave e cila ka hyrë në fuqi nga 18 maji parashihet edhe lejimi i lëvizjes së transportit urban dhe ndër-urban.

    Por, ky vendim i marrë nga Ministritë e linjës nuk është respektuar nga shumë kompani të autobusëve, pasi ata kanë vlerësuar të mos punojnë me rregullat të cilat i ka bërë të ditura MSH-ja.

    Këto kompani po konsiderojnë që nuk kanë llogari që të fillojnë punën për 20 udhëtarë në autobus.

    “Nuk kemi llogari që për 20 udhëtarë me ndezë  autobusin”, ka thënë njëri nga pronarët e një kompanie të udhëtimit.

    E, qytetarët të cilët përballen me vështirësi të qarkullimit të këtyre autobusëve për të shkuar deri në destinacionin e tyre, janë të detyruar t’i shfrytëzojnë taksitë ilegal, të cilët po operojnë aktualisht në qytete të ndryshme të vendit.

    Një qytetar tjetër, i cili ka dashur të mbetet anonim, për FrontOnline ka thënë se shpesh herë taksitë ilegal po manipulojnë me çmime.

    Ai madje thotë se  shpesh herë ka paguar 1 deri në 2 euro për destinacionin Podujevë – Prishtinë.

    “Unë dola të shkojë në punë, prita që po vjen autobusi, por nuk erdhi dhe u detyrova me marrë një taksi ilegal. Taksit ilegal e caktojnë çmimin vetë sipas dëshirës. Shpesh herë kam paguar 1 euro deri në Prishtine e nganjëherë edhe dy euro”, tha ai.

    E lidhur me këtë FrontOnline, ka kontaktuar shefin e kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogajn.

    Ai tha se janë duke planifikuar që kompanitë e autobusëve të qarkullojnë në një orar të caktuar një herë në ditë.

    Sipas Zogajt, lëvizjen e kufizuar të qytetarëve po e vështirëson punën e transportit urban dhe ndër-urban.

    “Ne kishim një takim sot me shoqatën e transportuesve sipas tyre nuk ka kërkesë të madhe të lidhjeve ndër-urban dhe si rezultat një pjesë e madhe e tyre nuk kanë filluar punën. Në anën tjetër ne jemi të sigurt që ka kërkesa prej qytetarëve dhe lëvizja duhet të ndodhë, po planifikojmë se sot edhe nesër që të paktën ata të organizohen që me një orar të caktuar të ketë lëvizje prej qyteteve të ndryshme të Kosovës në drejtim të Prishtinës dhe të paktën një herë në ditë të kemi një lëvizje me qenë se edhe lëvizja është e kufizuar dhe qytetarët I kanë vetëm dy orë në ditë për të lëvizur që po e vështirëson transportin ndër-urban ”, deklaroi më tutje ai.

    Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës pohoi se nesër do ta kenë një takim me shoqatën për ta gjetur një mundësi më të mirë për lëvizjen e kompanive të autobusëve.

    “Po flasim për dy javët e ardhshme, sepse prej qershorit e tutje po besojmë se do të kemi një liri më  të madhe të lëvizjes. Nesër do ta kemi një takim me shoqatën, në mënyrë që ta gjejmë cilat është mundësia dhe forma më e mirë e lëvizjes e këtyre 10 ditëve deri me 1 qershor”, tha ai në fund për Front Online.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.