×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është reagimi i sindikatës dërguar bordit të Telekomit për uljen e pagave (Dokument)

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, i ka njoftuar të gjithë punëtorët e ndërmarrjes që e drejton për uljen e pagave prej 5 deri në 62 për qind , raporton portali “Front Online”.

    Sipas dokumentit të siguruar nga “Front Online” vendimi për uljen e pagave hyn në fuqi prej të premtes (15 maj 2020), të cilin vendim e ka aprovuar edhe Bordi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria “Kurti”.

    Paga e kryeshefes, sipas këtij vendimi, do të ulet për 62%, duke vazhduar me zvogëlimin e pagës për vartësin e saj për 53%, ndërsa zvogëlimi më i vogël i pagës do të jetë 5%.

    Por ky vendim po kundërshtohet nga Sindikatat e Punëtorëve Telekomit të Kosovës.

    “FrontOnline” ka siguruar një email-in ku sindikata profesionale e postës Telekomit të Kosovës i’a ka dërguar bordit të Telekomit.

    Në emali-in e dërguar, sindikata e kundërshton vendimin për uljen e pagave.

    Reagimi i plotë:

    Përshëndetje te Nderuar/a,

    Ne takim njoftues me Bordin qe e kishim me dt:10.04.2020 ku prezent ishte z.Genc Rraci dhe z.Shekip Fazliu, kemi diskutuar për disa probleme, një prej tyre edhe pagat. Kryesuesi i bordit u zotua se do te na prezantoj dhe do te na bind për uljen dhe hapat qe do ti ndërmarrin lidhure me uljen e shpenzimeve. Mirëpo ky takim nuk ndodhi dhe ne sot pranuam email me zbritje te pagave.

    Po ashtu ne takimin me ud. KE. Burbuqe Hana te dt:06.05.2020 u diskutuan shume probleme rreth Telekomit dhe një prej pikave ke edhe ulja e Pagave, prezent ishte edhe ud. Financave. Feim Kelmendi. Ne si sindikatë propozuam qe se pari te ndodhe procesi i ristrukturimit dhe rishikimi i krijimit te disa departamenteve, sepse ka shume mospërputhje te gradimeve e mospërputhje te pozitave me grada.

    Besoj qe edhe ju si ne e di i qe ulja e pagave nuk e rregullon qeshtje e Telekomit !

    për ne si sindikate ky vendim është i Papranueshëm dhe ndaj te njëjtit do te ndrisim Padi ne emër te te gjithë punëtoreve pasi qe ne vlerësojmë se se pari është duhur qe te behet një ristrukturim i Mirëfilltët se bashku me Harmonizim e pastaj te ulet e te diskutohet me punëtorë dhe sindikata si hap i fundit edhe zbritja e pagave gjë qe ka qene edhe kërkesë e jonë

    Andaj ne si Sindikate  kërkojmë nga Bordi i Drejtoreve te pezulloj këtë vendim deri pas ristrukturimit dhe harmonizimit te mirëfillte dhe te gjitha vendimet te merren sipas renditjes Korekte përndryshe ne do te jemi te detyruar te ndërmarrin te gjitha hapat e garantuara me ligje per mbrojtjen e te drejtës dhe mirëqenies se punëtoreve.

    Nga ana juaj presim reflektim sa me te shpejte dhe korrektë ne bashkëpunim me përfaqësuesit te punëtoreve.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.