Dyshime të reja kanë dalë në shesh në lidhje me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Sipas agjencisë Ruters, agjenti nervor që u përdor për të helmuar Navalny është gjetur në një shishe uji në dhomën e tij të hotelit në qytetin siberian të Tomsk.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Navlny me anë të një video në Instagram, ku disa mbështetës të tij janë futur në dhomën e hotelit.
Ata kanë gjetur provat pas kërkimeve të bëra në sendet e mbetura, duke hedhur poshtë pretendimet që lideri i tyre është helmuar në aeroport.
Navlny u sëmur rëndë gjatë një udhëtimi me avion, teksa u dërgua më urgjencë për kurim në Berlin të Gjermanisë.
Laboratore të ndryshme në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në konkluzionin se Navalny është helmuar me një agjent nervor Novichok, i përdorur nga ushtria sovjetike.

Të tjera
-
23:31 | 17 Shkurt 2021
-
23:27 | 17 Shkurt 2021
-
23:23 | 17 Shkurt 2021
-
23:19 | 17 Shkurt 2021
-
23:17 | 17 Shkurt 2021
-
23:14 | 17 Shkurt 2021
-
23:08 | 17 Shkurt 2021
-
23:08 | 17 Shkurt 2021
-
22:59 | 17 Shkurt 2021
-
22:54 | 17 Shkurt 2021
-
22:50 | 17 Shkurt 2021
-
22:45 | 17 Shkurt 2021