
Në Kuvebdin e Kosovës, është duke u mbajtur seanca, ku pritet që të votohet Qeveria “Hoti” pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” me mocionin mosbesimit i cili i ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë kësaj seance tha se Qeveria e cila po votohet sot nuk është Qeveria “Hoti” por Qeveria Thaçi e cila do të hidhet si leckë pasi që presidenti t’i arrin qëllimet e tij.
“Sot disa parti humbëse disa parti të vogla dhe disa parti pak me te vogla janë mbledhur për ta votuar një Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe pa qytetarin. Ju mashtruat votuesit dhe na mashtruat edhe ne si partnerë të koalicionit. Qeveria juaj është edhe ilegale dhe ilegjitime. Dekreti që bëri Presidenti juaj është i pabazuar në Kushtetutë” deklaroi Selimi.
Ai tha se kjo Qeveria do t’i duhet presidentit, Thaçi për ta ndarë Kosovën.
“Gjykata Kushtetuese që ju doni ta shenjtëroni janë zgjedhur këtu në Kuvend ashtu si Presidenti. Aktgjykimi i kësaj gjykate ishte i pa drejtë. Ashtu si jolegale do të jetë edhe jolegjitime pasi nuk është qeveria e popullit. Kjo qeveri do t’i duhet Thaçit për të legjitimuar ndarjen e Kosovës dhe për të marrë edhe një mandat tjetër. Ne nuk na vjen keq për rrëzimin e qeverisë por na vjen keq për humbjen e shpresave të shqiptarëve. Kjo qeveri do të duhet atij për legjitimimin e ndarjes së Kosovës dhe të përfiton nga kjo Qeveri edhe bej mandat tjetër” ka thënë Selimi.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3338278739539992/