
Sot në minierën e Artanës ka ndodhur një aksident ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy minatorë.
Me këtë rast, Ekipi i specalizuar në fushën e kërkim-shpëtimit të BIPMKZ nga KEK-u ka arritur në vendngjarje.
Aktualisht, shtabi emergjent ku po merr pjesë edhe Drejtori i BIPMKZ së KEK-ut z, Milazim Plakaj, janë duke përgaditur ekipin për nxjerrjen e dy viktimave.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Pos, tyre, edhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Luigj Imeri është po ashtu është në vend ngjarje.
Ky në emër të korporatës u ka shpreh ngushllimet më të sinqerta familjeve që në aksidentin e sotëm humbën më të dashurit e tyre.

