×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus, prinë Prishtina

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur  5 pacientë të prekur me coronavirus, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 50 të tjerë, raporton portali FrontOnline.

    Rastet e reja sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publikë janë nga këto komuna të Kosovës.

    Komuna e Prishtinës, është komuna e cila po vazhdon të prinë me numrin më të madh të rasteve.

    Njoftimi i plotë:

    117 TË SHËRUAR DHE 50 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Bëhet fjalë për ngjarjen e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”. Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar...
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.