×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri – Qeverisë: Duhet të shqetësoheni për bojkotin që e bëri Lista Serbe në veri

    Aulona Konjuhi
    26 Prill 2024

    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

    Pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot, vetëm 253 qytetarë votuan.

    Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë deklaruar se është treguar një shkallë e lartë e unitetit të serbëve në Kosovë, ndërsa nga Prishtina u tha se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj.

    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri është prononcuar për Front Online për zgjedhjet e së dielës në veri të vendit.

    Haziri deklaron se për Qeverinë kosovare duhet të jetë shqetësim bojkoti i serbëve.

    Ai thotë se mos zgjidhja e këtij procesi krijon status-quo të cilën e vuan Kosova.

     “Politika e Serbisë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në bojkotin e serbëve. Fatkeqësisht është bojkotuar nga të gjithë dhe kjo duhet të jetë shqetësim për qeverinë sepse nuk zgjidhët çështja e cila Kosovën e ka vendosur në masa ndëshkuese dhe mos zgjidhja e krijon një status-quo të cilën Kosova do të vazhdojë ta vuaj”, u shpreh Haziri.

    Nënkryetari i LDK-së nuk ka pritshmëri për largimin e masave të BE-së për Kosovën. Pasi sipas tij, Evropa është në fokus të zgjedhjeve.

    Ai u shpreh se këto zgjedhje do të trajtohen si të dështuara, si dhe roli i Serbisë nuk do të jetë.

    “Evropa është në proces zgjedhor dhe fatkeqësisht mungojnë mekanizmat real që mund t’i bindin 27 shtetet anëtarët e BE-së për largimin e masave dhe tani është një fokus zgjedhor në vetën e saj. Qeveria është dashur të krijojë ambiente të pranueshëm që qytetarët atje të dalin të marrin pjesë të një proces zgjedhor. Shumë pak do të jetë në vlerësim roli i Serbisë se do të trajtohet si dështim”, theksoi Haziri për Front Online.

    Haziri: Akti i dorëheqjes së kryetarëve në veri nuk u inkurajua asnjëherë nga Kurti, vetëm u insistua të mbajnë detyrën

    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

    Në OKB u kërkuar dorëheqja e kryetarëve verior.

    Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, deklaroi se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.

    Për këtë temë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se diskutimet në OKB konstatojnë gjendjen në vend.

    Ai tha se akti i dorëheqjes së kryetarëve në veri nuk u inkurajua asnjëherë nga Kurti, vetëm u insistua të mbajnë detyrën.

    “Akti i dorëheqjes nuk është inkurajuar nga kryeministri Kurti asnjëherë përkundrazi ai ka insistuar që kryetarët të vazhdojnë ta mbajnë detyrën e vetë. Akti nënligjor të cilin e ka rregulluar peticioni dhe një referendumi lokal ka qenë i diskutueshëm në Kosovë si i tillë është pranuar por nuk arriti ti zgjedh problemet. Gjithçka çfarë është thënë në OKB është në kuadër të raporteve të rregullta të UNMIK-ut dhe kjo nuk nxjerr probleme veç konstaton gjendjen dhe si një shtet i rëndësishëm siç është Franca kërkoi që të mbahen sërish zgjedhjet atje”, shprehët Haziri për Front Online.

    Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët shqiptarë erdhën në krye të komunave në maj të vitit të kaluar, për shkak se serbët, edhe atëherë, i bojkotuan zgjedhjet me ftesë të Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.