×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bjellorusia i fillon stërvitjet bërthamore

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore, të cilat aleatja e saj e ngushtë, Rusia, i zhvendosi atje kohë më parë.

    Ushtrimet ushtarake të Bjellorusisë filluan vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se synon të kryejë stërvitje të ngjashme për simulimin e përdorimit të armëve bërthamore të fushëbetejës, si përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, për të cilat thotë se janë shenjë se Perëndimi mund të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë.
    Kjo ishte hera e parë që Moska ka njoftuar publikisht për një ushtrim të tillë.

    Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, tha se një njësit i raketave me rreze të mesme veprimi, Iskander, dhe një skuadrilje e avionëve luftarakë, Su-25, do të marrin pjesë në stërvitje.

    Këto stërvitje nisën gjithashtu në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri betimin për mandatin e tij të pestë të martën, duke u zotuar për garantimin e sigurisë së Rusisë.

    Vitin e kaluar, Rusia i zhvendosi disa armë të veta taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet gjithashtu edhe me Ukrainën dhe anëtaret e NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.
    Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbështetet në lidhjet e ngushta me Rusisë dhe e ka ofrur vendin e vet si terren strategjik për luftën në Ukrainë.

    Moska ka nënvizuar se armët taktike bërthamore të zhvendosura në Bjellorusi mbesin nën kontrollin ushtarak të Rusisë.

    Zhvendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila ndan një vijë kufitare prej 1.084 kilometrash me Ukrainën, do t’ia mundësonte raketave dhe avionëve luftarakë rusë ta arrijnë cakun e tyre të mundshëm atje me më shumë lehtësi dhe shpejtësi, nëse Moska vendos t’i përdorë ato.

    Gjithashtu ia mundëson Rusisë t’i godasë më lehtë disa aleatë të NATO-s në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

    Për dallim nga raketat interkontinentale balistike bërthamore, të cilat mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët taktike bërthamore, të dizajnuara për t’u përdorur kundër trupave në fushëbeteja, janë më pak të fuqishme./rel

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve të martën se sulmi ajror i së...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit,...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian po mbajnë një takim në Bruksel, në përpjekje për të miratuar miliarda euro ndihmë ushtarake për...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se diplomacia jonë është larg fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Deliu thekson se, Qeveria Kurti...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së për Organizim Paritak, Gazmend Muhaxheri, deklaron për FrontOnline se janë duke pritur dorëheqjen e Albin Kurtit e që më...
    Sport28 Maj 2024
    Pasi agjenti i Kvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet...
    Lajme28 Maj 2024
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. “Arrestimi i tij...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit,...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline thotë se pritshmëria dhe dëshira e tyre është që vendi të shkoj sa më pare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.