×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Nëse qytetarët menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, duhet korrigjuar atë – ta shohin PDK-në si adresë politike

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e 2021 se ndryshimi vjen me Albin Kurtin, do të duhej që ta korrigjojnë atë.

    Hoxhaj tha se nëse në vitin 2024 njerëzit duan ta shohin Kosovën të kthyer në binarë, do të duhej ta shohin adresë politike PDK-në.

    “Ajo çka ka ndodhur më 2021 dhe më 2019, nëse qytetarët kanë menduar se me Albin Kurtin vjen ndryshimi, dhe ndryshimi nuk është për të mirë por është për të keq, mendoj se do duhej ta korrigjojnë. Do të duhej ta rishikojnë, do të duhej t’i mbështesnin partitë politike që në fund të ditës e kanë çliruar dhe themeluar këtë vend, që Kosova të rikthehet në binarë”.

    “Por në vitin 2024, nëse njerëzit duan ta shohin këtë vend të kthyer në binarë, do të duhej ta shohin adresë politike PDK-në e edhe subjektet tjera në opozitë, me qëllim që ta bëjmë ndryshimin i cili është i domosdoshëm në vend” , tha Hoxhaj në  Klankosova.tv.

    Kurse, për sa i përket zgjedhjeve të reja, Hoxhaj tha se PDK-ja është gati për to dhe kurdo që të ketë dakordim për shërbërje të kuvendit, ata janë gati.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Si sot një vit më parë është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 2. Në edicionin e dytë fitues u shpall...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:45 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin...
    Vip07 Maj 2024
    Fansat kanë shpërthyer me kritika për paraqitjen e Jennifer Lopez në Met Gala 2024. Përveç fustanit, as stili i flokëve nuk u...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Vip07 Maj 2024
    Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj...
    Sport07 Maj 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.