×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK me thirrje ndaj qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është obligim përveç ligjor edhe qytetar.

    Po ashtu, ata thonë që nëse ka qytetarë që ende s’janë kontaktuar, ata duhet ta kontaktojnë ASK-në apo komunën ku jetojnë.

    Njoftimi i plotë:

    Regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar.

    Gjatë ditëve në vazhdim, Regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju.

    Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në.

    Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements . ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.

    Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:

    Email: [email protected]

    Tel: (+383) 038 200 31 129
    Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
    Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)

    ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.

    Për informata më të hollësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Rekos

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Vip19 Maj 2024
    Zayn Malik e ka mbajtur koncertin e tij të parë të premte e kësaj jave që prej kur është larguar nga grupi...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.