×
  • Sport
  • Sport

    Muhamet Hyseni rrëmben çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Muhamet Hyseni.

    Sulmuesi realizoi dy gola dhe një asist, duke qenë më meritori që Llapi fitoi ndaj Feronikelit 74 me rezultat 3:2 dhe mbeti në garë për titull.

    Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

    “I lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’ i cili është i gjashti për mua. Ky çmim padyshim është motiv shtesë për punë, fitore e çmime të radhës! Këtë çmim e ndaj me të gjithë bashkëlojtarët. Pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre do të ishte vështirë të shënoja dhe golat e mi të ishin përcaktues në fitoret e skuadrës! Patjetër meritë e suksesit tim dhe e skuadrës është stafi i trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale, punë e cila dëshmohet me fitoret në vazhdimësi. Besoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të sukseshëm për mua dhe për KF Llapin”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

    Kjo është hera e gjashtë në këtë edicion që Muhamet Hyseni kurorëzohet me këtë çmim.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2024
    Pasi agjenti i Kvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet...
    Sport28 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës U15 ka barazuar pa gola në miqësoren e parë kundër asaj të Shqipërisë U15, që u zhvillua sot në...
    Sport28 Maj 2024
    Drejtori ekzekutivi i futbollit në Ligën Pro Saudite, Michael Emenalo është i hapur për planet e tij për të transferuar Mohamed Salah...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Koalicioni VLEN ka reaguar pasi BDI nuk e mbështeti Afrim Gashin për kryetar Kuvendi. Nga VLEN në një kumtesë për media thonë...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, për FrontOnline e konsideron të dështuar shkuarjen në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit, iniciativë kjo e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish kryeministri Sali Berisha do të vijojë...
    Lajme28 Maj 2024
    As ftesa për darka nga kreu i VV-së, Albin Kurti e as ftesat e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi,  nuk po kryejnë...
    Lajme28 Maj 2024
    Për shkak të shiut, shumë rrugë të Podujevës janë mbuluar nga uji sot. Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-kandidati i LDK-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.