×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës gjatë një operacioni gjen dy bunkerë dhe armë zjarri

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

    “Me datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës, njofton se kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e dy bunkerëve (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale).

    Janë gjetur armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, armë e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë.

    “Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës bën me dije se lidhur me rastin dy personat e dyshuar nga Kosova janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...
    Lajme07 Maj 2024
    Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë qeverisjes VV-GUXO, imazhi i Kosovës është më...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pos kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kritikoi edhe opozitën, sidomos Memli Krasniqin pasi e...
    Të tjera
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me laboratorin e drogës që u gjet në fshatin Miokovicë të Leposaviqit gjatë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.