×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Për shkak të protestës së Vetëvendosjes, nesër, pasnesër dhe ditëve në vijim do të rriten rastet me coronavirus

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur kundër rikthimit të masave kufizuese.Ai ka theksuar se virusi u përhap edhe nga protesta e Vetëvendosjes.

    Madje, ai ka paralajmëruar shtim të rasteve për shkak të protestës së Vetëvendosjes.

    Ai ka përmendur Prizrenin që u hap si vatër e re e koronavirusit, që nuk dihet se nga erdhi.

    “Dikah ka shku virusi atje”, tha ai.Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të mos kthehen masat paraprake dhe gjendja e jashtëzakonshme.

    “Është problem nacional se si duhet t’i adresohemi problemit. Unë kam përballë zyrën e vullnetareve që janë psikolog e psikiatër. Brenda orës ka qindra thirrje nga qytetarë që kërkojnë ndihmë pas pandemisë. Ne do të angazhohemi në maksimum që të respektohen masat dhe të barten maskat aty ku nuk mund të respektohet distanca…Angazhohem 24 orë që të mos ketë rikthim të masave”, tha ai.

    Ministri i Shëndetësisë thotë se edhe institucionet publike si Posta e Kosovës mund të mbyllen nëse nuk respektohen masat.Zemaj thotë se numri i madh i të prekurve është edhe pasojë e testeve të mëdha që janë bërë prej se ka ardhur ai në krye të ministrisë.“Sa të jem unë ministër nuk do të kursehen testet dhe nuk do të ketë testime selektive”.Ministri i Shëndetësisë thotë se miliona euro janë shpenzuar për pandeminë dhe nuk është në rregull që të mos ketë testime masive.“Çdokush që ka simptoma dhe thërret në telefon unë do të insistojë që të testohet”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren. Në pamjet e siguruara nga Sinjali, shikohet tymi i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet...
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.