×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    PS miraton nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në shëndetësi

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët ishte deklaruar e mbyllur, sipas tyre, në mënyrë të njëanshme nga kryetarja Albana Vokshi dhe pa vendim të ndërmjetëm.

    Pas 3 orësh debatesh për procedurë, por pa arritur gjuhën e përbashkët për të miratuar planin e hetimit apo kërkesat për informacion, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë u mblodhën pa opozitën.

    Nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca tha se “në planin e hetimit të ekspertëve të propozuar nga mazhoranca janë të përfshirë të gjitha pikat që ata kanë kërkuar si në planin paraprak edhe në planin e dorëzuar nga ekspertëve. Plani ynë është i gjerë dhe më i detajuar dhe kap një marzh më të gjerë të veprimtarisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe që lidhet me arsyet apo pse-të që duhet t’u jepet përgjigje nëpërmjet këtij hetimi dhe pse ka shkuar Ministria e Shëndetësisë për të marrë vendim për këto dy koncesione”.

    Sipas tij, që të bëhet kjo duhet të ketë një hetim përpara se ky vendim të jetë marrë.

    Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

    Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës./ATSH

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia tha të dielën se zbardhi vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Pas spektaklit të natës së mbrëmshe (e shtunë), banorët si zakonisht ishin duke darkuar jashrë në oborr. Por, si shpesh herë edhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Ai ka shkruar se...
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.