×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Takimi në Uashington do të jetë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për vizitën që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në fund të këtij muaji, për arritjen e marrëveshjes me Serbin, raporton Front Online.

    Ai tha se tani ka ardhur koha që Kosova të lëvizë përpara si shtet dhe shoqëri.

    “Siç edhe jeni të informuar institucionet e Kosovës pas ftesës së ShBA-së, presidentit Trump dhe ambasadori Grenell për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, ne i jemi përgjigjur pozitivisht kësaj ftese. Është koha të lëvizim përpara si shtet dhe si shoqëri. Qytetarët meritojnë krijimin e vendeve të punës, rritjen e mirëqenies sociale, për t’i hapur rrugë progresit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Front Online.

    Sipas tij, SHBA-të janë të gatshme që të investojnë në Kosovë. Thaçi theksoi se stabiliteti është i rëndësishëm në dialogun në mes të dy vendeve.

    “SHBA-të, janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, në një Kosovë të konsoliduar si shtet, por në të njëjtën kohë paralelisht është stabiliteti i cili e bënë të rëndësishëm dialogun mes dy vendeve”, ka thënë tutje ai.

    E ftesa për në SHBA, sipas Thaçit e rrit optimizmin që ky proces mund të ketë progres.

    “Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa për takim rrit shpresën optimizmi se ky proces do të ketë progres. Kosova ka besuar çdo herë të SHBA-të dhe ka dalë fituese”, ka thënë Thaçi.

    Presidenti ndër të tjera theksoi se Uashingtoni e ka të qartë që procesi i dialogut duhet të përfundoj me njohje reciproke, si dhe me anëtarësim të Kosovës, në organizata ndërkombëtare.

    “Uashingtoni ka qenë i qartë se ky proces është për njohjen reciproke dhe për ta vazhduar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Në partneritet me SHBA-të do të ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate konkrete”, ka deklaruar ai gjatë konferencës, raporton Front Online.

    Ai po ashtu ka thënë se ky proces do të zhvillohet për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Duhet të lëvizim sa me shpejt që të jemi pjesë e NATO-s, BE-së e këtë synim mund ta realizojmë vet me besim në raport me SHBA-të dhe BE-në. Fokusi është të jemi të bashkuar që të dalim më të përgatitur në këtë proces”, ka potencuar ai. /Front Online

     

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/715255485905797/?notif_id=1592209597374282&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me planin për vendosjen e kabinave të votuesve në...
    Lajme19 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i AAK-së, ka thënë se është i nderuar me ftesën që i është bërë për të marrë...
    Lajme19 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit,...
    Të tjera
    Lifestyle19 Janar 2025
    Ndikimi i mbipeshës tek zhvillimi i kancerit nuk është më një teori. Disa studiues kanë bërë një studim dhe rezultatet e tij...
    Vip19 Janar 2025
    Xheneta dhe Xuxi e kanë nisur ditën plot me energji. Ata duke dëgjuar muzikë filluan të kërcejnë dhe të këndojnë. Për më...
    Lajme19 Janar 2025
    Mëngjesin e sotëm, Qendra Tregtare ETC në Suharekë u përfshi nga një zjarr i madh. Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune,...
    Vip19 Janar 2025
    Xuxi si duket po e përjeton me fantazi njërën prej këngëve, që është lëshuar në shtëpinë më të famshme në vend. Ai...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, është duke vazhduar me mbajtjen e tubimeve në kuadër të fushatës elektorale. Ditën sot ai e nisi...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj tha se Podujeva është vendi më i ekspozuar ndaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.