×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

    FrontOnline
    18 Maj 2024

    Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe pas zgjedhor me Vetëvendosje, nëse liderët e të dyja palëve merren vesh, në të kundërtën ata janë të gatshëm të kandidojnë edhe vet. Po ashtu, Haxhiu për “Front Online” thekson se partia “Guxo” nuk bashkëpunon në asnjë mënyrë më me LDK-në, pasi sipas tij, kjo e fundit i ka përjashtuar në mënyrë arbitrare në vendimet e caktuara.

    “Çdo parti politike duhet ta ketë gatishmërinë për të hyrë në zgjedhje. Ne kemi çka i prezantojmë qytetarit dhe jemi të hapur edhe për të shkuar në zgjedhje në çdo kohë. Ne si parti “Guxo” por edhe si deputetë jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë. Rikthimi në LDK nuk ka me ndodhë asesi. Me LDK-në e kemi kryer bashkëpunimin, është mbyllur ajo pjesë sepse e konsiderojmë që ne kemi dhënë shumë arsye për të qëndruar, unë si deputet bashke me presidenten Vjosa Osmani, por LDK-ja e ka zgjedhur një mënyrë tjetër në raport me neve, duke na përjashtuar në mënyrë arbitrare në vendime të caktuara. Prandaj, rikthimi në LDK është i pamundur”, theksoi ai.

    Haxhiu konsideron se bashkëpunimi me VV-në ka qenë i frytshëm dhe se partnerë e shohim VV-në, sepse besojnë që bashkë mund t’i shtyjnë disa procese të mëdha në të mirë të Kosovës. “Bashkëpunimi me VV-në ka qenë shumë i frytshëm, jemi të kënaqur me të dhe besoj që bashkëpunimi do të vazhdoj në një mënyrë apo tjetrën por tash a do të jemi bashkë me VV-në apo do të jemi vet mbetët të shihet si do të merren vesh liderët e dy partive Guxo dhe LVV. Nëse ne merremi vesh të kemi një koalicion parazgjedhor atëherë mund të vazhdojmë me këtë bashkëpunim edhe para edhe pas zgjedhor. Në të njëjtën kohë nëse nuk merremi vesh ne jemi të gatshëm të shkojmë edhe vet. Pas zgjedhjeve ne do të shikojmë se si do ta vazhdojmë bashkëpunimin pas zgjedhor. Ne si partnerë e shohim VV-në, këtë nuk e fshehim sepse besojmë që bashkë mund t’i shtyjmë disa projekte siç kemi arrite t’i shtrijmë disa procese të mëdha në të mirë të Kosovës”, tha Haxhiu për Front Online.

    Partitë parlamentare dhe joparlamentare flasin për zgjedhje, tregojnë për bashkëpunimet

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.