×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtëpitë amerikane “pushtohen” nga mijëra pako me fara kineze, autoritetet paralajmërojnë: Mos i hapni

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Mijëra amerikanëve, nga Nju Jorku në Los Angeles, nga Teksasi në Florida, prej disa javësh po i vinë në shtëpi ose në zyre pako që deklarojnë në ambalazhimin e tyre pajisje nga më të ndryshmet, por që kanë të gjitha një përmbajtje. Bëhet fjalë për një qese me fara, ende të paidentifikuara.

    Ndoshta lajmi nuk do të merrte një rëndësi të veçantë në qoftë se të gjitha pakot nuk do të kishin një prejardhje të përbashkët, Kinën.Origjina aziatike ka vënë disi në alarm autoritetet amerikane, që duan të shohin qartë në këtë mister, i cili fillimisht u kategorizua thjesht si një shaka.

    Por pako të ngjashme kanë filluar të dërgohen në të gjitha 50 shtetet amerikane, me kosto të mëdha për dërguesin anonim, dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë amerikane gjasat janë që dërgesat të bëjnë pjesë në një skeme mashtrimi ku pakove i bëhet më pas një vlerësim fiktiv nga shitësi, për të përshpejtuar shitjet reale.

    Gjithsesi, prejardhja kineze ka detyruar autoritetet në Uashington dhe në shtetet federale të paralajmërojnë marrësit që mos hapin në asnjë mënyrë qeset me fara, dhe as të tentojnë t’i mbjellin, sepse jo vetëm mund të shkatërrojnë biodiversitetin e zonës, por mund të jenë edhe potencialisht toksikë.Sidoqoftë, si shpesh herë në këto raste, sidomos kur përfshihet Kina, ka filluar një far psikoze në SHBA, dhe rreth 500 sinjalizime pakosh janë regjistruar vetëm në qytetin e Nju Jorkut, 600 në shtetin e Floridës dhe qindra të tjera në qytetet amerikane, në pritje të analizave më të thelluara që do të zbulojnë misterin.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.