×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të vetëm, por kjo mbetet vetëm në suazën e ëndrrave.

    Këto komente, Thaci i ka bërë në një intervistë për televizionin “A”, të premten, derisa shpjegoi se çfarë pasoja mund të sjellë nëse kjo do të bëhej pjesë e diskursit politik për shqiptarët në përgjithësi, e Kosovën në veçanti.

    “Ëndrra ime e jetës është që të gjithë shqiptarët me jetu me një shtet. Por kjo është në kuadër të ëndrrave. Kjo, po u bë pjesë e aktualitetit politik, pasojat mund të jenë shumë të mëdha për ne si komb, e sidomos për Kosovën që është një shtet i ri, që është në momente të rëndësishme të rrumbullakësimit të shtetësisë”, tha Thaci.

    “E lus opinionin e Kosovës të kenë mirëkuptim kur flasë kështu. Ata që m’i keqinterpretojnë deklarata m’i nxjerrin se flas kundër Kosovës, përkundrazi. E kam thënë 3 ditë para zgjedhjeve, asnjë shqetësim nuk kam për rezultatin e zgjedhjeve [presidenciale]. Ndërhyrjet e Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë kanë pasoja vetëm për Kosovën”, shtoi.

    Ajo që ai e kishte deklaruar për impaktin e rezultatit të ndërhyrjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, duke i dhënë mbështetje opozitës shqiptare, përkatësisht koalicionit “VLEN”, thotë se u vërtetua me rezultatin e zgjedhjeve të 24 prillit, ku kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, fitoi bindshëm në taborin shqiptar ndaj Arben Taravarit.

    “Ashtu doli rezultati, gati fitorja është 2 me 1”, pohoi.

    Kreu i PDSH-së theksoi se duke qenë politikanë me përvojë, në vend të romantizmit politik, zgjedh racionalitetin politik.

    “Ndoshta jam i gjeneratës së vjetër të politikanëve, por e preferoj aktualitetin politik; mençurinë në veprimet tona. Jo azganinë, trimërinë, patriotizmin bajat, romanizimin e tejkaluar dhe rilindjen e papërjetuar të disa individëve apo disa grupeve”, deklaroi ai.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.