×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Priten mbi 14 milionë turistë, Balla: Policia e Shqipërisë ka marrë masat

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në rritje të turistëve. Këtë vit, sipas Ballës, priten mbi 14 milionë turistë dhe vitin e shkuar u dëshmua se Shqipëria, përtej mikpritjes dhe bukurisë natyrore, ka dhe një siguri mbresëlënëse.

    Balla gjatë një komunikimi me mediet, pas takimit me krerët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, tha se qyteti juglindor është kryeqyteti i Pashkëve Ortodokse.

    “Javës tjetër kemi përgjegjësinë për të organizuar gjithçka duhet për mbarëvajtjen e kësaj feste. Mos harroni, që sa herë kemi Pashkët, vëllezërit dhe motrat tanë rikthehen në Shqipëri për festa. Pas këtij komunikimi, do të jemi në Kapshticë, për t’u takuar me autoritetet e pikës kufitare të dy vendeve për marrjen e masave në kohë për të shmangur trafikun”, tha Balla.

    “Dua t’ju informoj se sa i përket pyetjes që ju bëtë, ne presim këtë vit një numër përtej 14 milionë turistë. Policia e Shtetit i ka gati të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi në rritje. Do të kemi komunikim të hënën për masat e marra nga të gjitha departamentet e Policisë për ta përballuar sezonit turistik”, nënvizoi Balla.

    “Ajo që Shqipëria po dëshmon vit pas viti, mund të përmblidhet në 3 dimensione kryesore: Shqipëria ofron një turizëm falë një natyre të mrekullueshme me destinacione të bukura turistike; Shqipëria është vend mikpritës, fal popullit shqiptar, që e konsideron mikun njësoj si Zoti. Në shtëpinë e Shqiptarit miku e Zoti janë në krye të tavolinës. Së treti, siguria mbresëlënëse. Mjafton t’ju kujtoj se në 10 milionë turistët që erdhën në vitin 2023, s’kemi patur asnjë ngjarje kriminale ku të jenë përfshirë turistët. Turisti është kthyer në objekt të rëndësisë së veçantë. Duhet ta mbrojmë të gjithë. Ata përmirësojnë ekonominë tonë me ardhjen e tyre në Shqipëri”, tha Balla./ATSh

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.