×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Finalizohet operacioni ndërkombëtar, 7 shqiptarë në pranga për trafik armësh dhe droge

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Finalizohet operacioni ndërkombëtar, 7 shqiptarë në pranga, arrestohen dhe të huaj nga 35 vende. Operacioni ndërkombëtar është koduar ” SEE JAD”.

    Operacioni katër ditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

    Europol krijoi një qendër virtuale koordinimi për të mundësuar informime ditore dhe për të mbështetur shkëmbimin e inteligjencës midis pjesëmarrësve.

    Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria, agjencitë e BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC.

    Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë.

    Gjatë këtij plani operacional në Shqipëri, në PKK dhe vende të tjera të cilësuara me risk për kryerjen e veprave penale të mësipërme janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare.

    Gjatë zhvillimit të operacionit të përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë.

    U sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

    U kapën 2 persona në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

    Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.

    Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

    Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

    Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

    Ky operacion është një goditje e rëndë për kriminelët që po minimizojnë sigurinë e kufirit dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit në gjurmimin e tyre. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të përgatitura për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtarisht duke kryer operacione me ndikim të lartë, pavarësisht nga pandemia globale COVID-19, ndaj qytetarët duhet të jenë të sigurt se ne vazhdojmë të ndjekim dhe përtërijmë në hetimet penale. Ky operacion tregon rezultatet që ne arrijmë kur autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, agjencitë e BE-së si Europol dhe Frontex dhe agjencitë ndërkombëtare si INTERPOL dhe Kombet e Bashkuara punojnë së bashku.

    Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me rajonin e Evropës Juglindore dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar.

    Europol thekson se ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me një urim për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor. Ai...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan është intervistuar nga policia pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmonte familjaren e saj....
    Lajme09 Shtator 2024
    Sot bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, në ora 10:00. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Kurtit do...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një person është raportuar i zhdukur në Malishevë. Policia ka njoftuar se rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Malishevë / 08.09.2024-23:20. Me...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan. Pas trajtimit në QMF’në e Deçanit, ai është dërguar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë...
    Front TV09 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ajo e ka quajtur Kurtin demagog, dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.