×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri ia paraqet Hotit dhjetë pika të rëndësisë shtetërore para nisjes së kryeministrit në Uashington

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka zhvilluar takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

    Tahiri për Telegrafin ka thënë se kanë diskutuar për temat me rëndësi prioritare shtetërore.

    “Në vazhdën e bashkërendimit të agjendës qeveritare, sot bashkë me kryeministrin z. Avdullah Hoti patëm takim pune dhe diskutim përmbajtësor për temat me rëndësi prioritare shtetërore”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka përmendur dhjetë pikat e diskutimit me Hotin para nisjes për Uashington, për të cilat konsideron që janë mjaft të rëndësishme dhe prioritare të Qeverisë.

    Bashkërendimi politikë në tema nacionale;

    Ligjin për Qeveri, miratimin e tij final;

    Ligji i Pagave, përgatitja e Ligjin me saktësi të koeficientëve sektor për sektor duke marrë përsipër vendimin e Gjykatës Kushtetuese;

    Miratimi i zvogëlimit të barrës administrative që rritë GDP dhe zvogëlon burokracinë pë sektorin privat;

    Agjenda e Integrimit Evropian;

    Rruga Deçan – Plavë;

    Miratimi i Ligjit për Financa Lokale;

    Menaxhimi i Pandemisë;

    Rimëkëmbja Ekonomike – Ligji në Kuvend;

    Fillimi i vitit shkollor;

    Ndërkaq, takimi me Hoti-Tahiri, vie pas takimeve të partnerëve të koalicionit ditë më parë.

    Në takimin që kryeministri Avdullah Hoti ka pasur me liderët e partive politike, të hënën, më 24 gusht, siç kanë deklaruar zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës, nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së mundshme të presidentit të ri, por për dialogun.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi të jetë në takimet e Hotit edhe në Uashington pasi sipas tij ka ekspertizë të madhe në proces.

    “Nëse formati i takimit është një me një, unë i besoj kryeministrit Hoti pasi ai është edhe kryeministri im. Por nëse formati i takimeve është dy me dy apo ma shumë persona, unë e dua që në takim të kem edhe njeriun tim”, tha Haradinaj ditë më parë.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.