×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Punës me njoftim për të gjithë ata që nuk kanë marrë 130 euro nga Pakoja Emergjente

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) njofton se nga data 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale.

    Sipas MPMS-së, të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten deri me 31 gusht 2020 për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi.

    “Çdo familje, që ka aplikuar për këtë masë do të marr vendimin së bashku me raportin e krahasimit të të gjeturave me sistemet elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe krahasimin me Skemat Pensionale dhe Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ju njoftojmë, se çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për masën 15, në kuadër të MPMS-së”, thuhet në njoftim.

    Masa e 15-të kishte paraparë pagesën e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre 3,000,000 euro.

    Vlera totale financiare e kësaj Pakos Emergjente ka qenë 179.65 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.