×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Nëse ftesa për Hashim Thaçin ka ardhur nga Gjykata Speciale, aktakuza e ngritur ndaj tij, mund të jetë konfirmuar

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Juristi i njohur, Ehat Miftaraj, në një prononcim për Gazeta Blic ka dhënë disa versione se në çfarë cilësie mund të jetë ftuar presidenti Thaçi nga Gjykata Speciale.

    Ai potencon se nëse ftesa ka ardhur nga Gjykata Speciale mund të nënkuptohet se aktakuza ndaj tij është konfirmuar dhe se i njejti është ftuar në shqyrtim fillestar .

    “Njoftimi i Presidentit Thaçi nuk është se jep shumë informacion lidhur me faktin se në çfarë cilësie është ftuar. Nëse ftesa është ardhur nga Gjykata Speciale mund të nënkuptohet se aktakuza e ngritur ndaj tij është konfirmuar dhe i njejti është ftuar në shqyrtim fillestar e ku kjo seancë duhet të jetë publike, edhe pse një gjë e tillë është pak e mundshme.Në anën tjetër nëse kjo ftesë ka ardhur nga prokuroria, Ligji mbi Dhomat e Specializuara dhe Rregullat e Procedurës dhe Provave nuk njeh intervistim të personave të akuzuar pas ngritjës së aktakuzes dhe gjatë kohës kur lënda është në shqyrtim nga Gjykatwsi i Procedurës Paraprake”

    Miftaraj thotë se ekziston edhe mundësia që i njëjti të jetë ftuar sa i përket takimeve të këtij të fundit në çdo cep të Kosovës.

    Ai thekson se Thaçi në këtë rast mund të marrë vërejtje që të ndalë takimet e tilla.“Në këtë drejtim ne mund të supozojmë se mundësitë më të mëdha janë që Presidenti Thaçi të jetë ftuar nga prokurori i rastit lidhur me takimet që është duke mbajtur anë e kënd Kosovës dhe pohimet e prokurorisë se i njejti ka penguar punën e gjykatës, e që mund të jetë so vërejtje ndaj të njëjtit që të ndal një praktikë të tillë, përkundrazi mujd të ketë pasoja juridike që hyjnë në kuadër të veprave penale të pengimit në administrimin e drejtësisë.

    Sikurse Presidenti THaçi mund të jetë ftuar edhe si dëshmitar në ndonjë rast tjetër që nuk lidhet me rastin ndaj tij”
    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pak më parë deklaroi se të ditën e hënë do të udhëtoj drejt Hagës si i ftuar nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.