×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohen 16 persona pasi videoja ku maqedonasit po fyenin shqiptarët bëhet virale

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

    Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

    Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar.

    Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedon, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.

    “Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.

    Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”

    Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luante ndeshje Shkupi-Vardari.

    Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

    “Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan, fenomene të këtilla s’do të kenë të ndalur”, kështu ka reaguar Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët.

    Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, heqjen e aseteve ushtarake ndër vite e cilësoi si një gabim të pafalshëm, ai se...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Të tjera
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga...
    Vip15 Shkurt 2025
    Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të të mbajë mot kryesisht i vranët . Temperaturat minimale pritet të jenë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.