×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e ShBA-së del kundër ligjit për vlerat e UÇK-së të përkrahur nga Qeveria Hoti

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK’së.

    Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ligji e kriminalizon  lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

    Projektligji për vlerat e luftës së UÇK’së ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në prill të këtij viti dhe kishte marrë përkrahjen e Qeverisë Hoti, që edhe e ka proceduar për në Kuvend.

    Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

    Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë euro, pa i llogaritur edhe investimet për ndërtimin e Muzeut të Luftës.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka proceduar me këtë projektligj dhe ai tash i dërgohet komisionit funksional, që në këtë rast është Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Inovacion.

    Ditë më parë në Kuvend gjithashtu kishte kaluar një rezolutë për mborjtjen e vlerave të luftës e propozuar gjithashtu nga PDK.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK,  Ferat Shala, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se mungesa...
    Lajme14 Janar 2025
    Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi. Treni...
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Sokol Havolli, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në qytetin e Gjilanit. Havolli thotë...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. I pari...
    Vip13 Janar 2025
    Sara ka dhënë arsyetimin e saj se pse e meriton çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ajo tha se...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Leo...
    Vip13 Janar 2025
    Xuxi tha se ai duhet ta fitoj çmimin për shkak të nevojave familjare. Megjithatë, jo patjetër, pasi tha se aty brenda ka...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.