×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjakovës ndan 100 mijë euro për teste serologjike, testimi synohet të nisë javën e ardhshme

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Komuna e Gjakovës ka ndarë rreth 100 mijë euro për të blerë 10 mijë teste serologjike përmes së cilave synon të testojë qytetarët e saj. Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, në një intervistë për KosovaPress, tha se pritet që javën e ardhshme të mbërrijnë këto teste.

    Momentalisht, vetëm Komuna e Prishtinës realizon teste serologjike. Saktësisht, Komuna e Gjakovës thotë se do të ketë në dispozicion 5 mijë teste IGG dhe 5 mijë të tjera IGM të cilat ndër të tjera do të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupat ndaj COVID-19.

    E këto testime, Kolaj thotë për KosovaPress se do të realizohen menjëherë sapo të mbërrijnë të njëjtat dhe që do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    “Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të kemi teste serologjike që do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi në procedurë, janë ndarë 100 mijë euro për këtë punë. Jemi në pritje, do të thotë është çështje ditësh kur do të fillohet edhe me implementimin e këtij projekti, domethënë në luftën ndaj COVID-it është edhe pjesa e testeve serologjike e cila do të na ndihmojë të shohim sa kemi infektimin e popullatës dhe do të kemi testet IGG dhe IGM që do të tregojnë nëse pacienti e ka, ose e ka kaluar virusin, dhe nëse është brenda, a ka krijuar antitrupa”, deklaroi Kolaj.

    Aktualisht, për t’i dalë në ndihmë Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, Komuna e Gjakovës e ka shndërruar Qendrën e Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” në pikën ky i jepet ndihma të gjithë atyre që janë pozitiv me COVID-19.

    Më përpara, edhe një kontroll i personave të dyshuar ose me COVID-19 që nuk kanë pasur nevojë të hospitalizohen janë detyruar që të marrin shërbimet në spital. Kjo ngarkonte edhe më tepër këtë institucion të nivelit sekondar.

    “Ideja ka qenë që qendrën ‘Emin Duraku’ ta krijojmë një qendër vetëm për personat që janë me COVID, po që nuk janë të hospitalizuar, por këta pacientë kanë nevojë për terapi orale, që është caktuar nga specialisti, dhe ka pasur raste kur është dashur që një pacient të qëndrojë në spital vetëm pse ka pasur terapi, e ndoshta s’ka qenë me patjetër që të qëndrojë në spital. Ne kemi vendosur që ‘Emin Durakun’, si QMF që është, ta kthejmë vetëm në shërbim të pacientëve që janë me pozitiv”, ka thënë Kokaj.

    Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës thotë se përpos shërbimeve në spital dhe QMK, personat e infektuar do të kontaktohen vazhdimisht edhe nga një ekip mobil që është ngritur posaçërisht për këtë gjë.

    “Ne kemi vendosur që të shkojmë edhe një hap më larg, duke pasur parasysh që do të ketë pacientë të cilët do të dalin pozitivë, nuk ka kushte, apo një mënyrë tjetër, kemi vendosur që të kemi një ekip mobil të cilët do të shkojnë në shtëpi dhe do t’i japin terapinë që kanë të nevojshme, dhe kohë pas kohë qendra e mjekësisë familjare i kontakton të gjithë personat që janë pozitivë, po që nuk janë në spital dhe i pyet për gjendjen e tyre dhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë Kolaj.

    Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, në lidhje me mungesën e oksigjenit në Spitalin e Gjakovës që kishte ndodhur kohë më parë, tha se ato probleme tashmë janë tejkaluar./kp/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Një suprizë spektakolare mbërriti në “Ferma VIP” për një prej fermereve. Bëhet fjalë për Ditean, ku një dron me foton e fermeres...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...
    Lajme30 Prill 2024
    Komuna e Vushtrrisë  ka bërë të ditura detaje rreth bashkëfinancimit të projekteve me ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. “Kryetari i...
    Lajme30 Prill 2024
    Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asnjë proces i anëtarësimit të Kosovës nuk do të ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.