×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: BE mbështetë vetëm një strukturë administrative në Kosovë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u përgjigjur në pyetjen se cili është qëndrimi i Brukselit në lidhje me strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në Kosovë.

    “Të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut janë plotësisht të harmonizuara me parimin e strukturës së vetme institucionale dhe administrative, dhe ato ndjekin kornizën ligjore dhe institucionale të Kosovës, siç konfirmohet nga Konkluzionet e Këshillit Evropian”, ka nënvizuar Stano në një përgjigje për RTK-në.

    Kjo çështje u ngrit me rastin e takimit të fundit në kuadër të dialogut ku u diskutua për çështjen e dinarit e me ç’rast pala serbe ka kërkuar që të gjitha strukturat e Serbisë të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni.

    Sipas shpjegimit të Stanos, statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në kuadër të dialogut e në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Nga Brukseli sërish iu bë thirrje Kosovës që të ecë përpara dhe pa vonesa të mëtejshme, me themelimin e Asociacionit e në përputhje me Draft Statutin e Bashkimit Evropian.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.