×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kurorëzimi i dy vajzave në Tiranë, flet njëra prej tyre: Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit

    FrontOnline
    20 Maj 2024

    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.

    Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në prani të 80 të ftuarve, kanë veshur fustanet e bardha duke finalizuar në martesë lidhjen tyre nga e cila kanë dhe dy vajza tre vjeç.

    “U bë me zhurmë por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”, u shpreh Alba Ahmetaj nga komuniteti LGBT.

    Kjo martesë ka ngjallur reagime të shumta pasi ligji shqiptar nuk i njeh këto martesa e kontaktuar nga Top Channel Drejtoria Gjendjes Civile thotë se në Regjistrin e Gjendjes Civile nuk është shënuar asnjë akt martese e, të dy shtetasve/ese të së njëjtës gjini.

    Dasma e Albës dhe e Edës u kurorëzua në prani të dy pastorëve të huaj, të cilët mbanin veshje të ngjashme me priftërinjtë besikit katolik.

    I menjëhershëm ka qe reagimi i komunitetit fetar ortodoks dhe katolik në Shqipëri të cilët distancohen dhe janë kundër martesave në çift të së njëjtës gjini

    Por më shumë se një martesë Alba Dhe Eda duket se kërkojnë të jenë nismëtare për ligjërimin e këtyre martesave

    “Ky është vetëm fillimi i betejës, por do dalim fitimtar, jam e sigurt“, shprehet Alba Ahmetaj.

    “Hapi i parë ishte prezantimi i kërkesës në gjenden civile, hapi i dytë dhe unë me partneren time do kërkojmë të njëjtën gjë. Pasi të marrim përgjigjen negative do të shkojmë në gjykatë për ta çuar më pas çështjen e në gjykatën e Strasburgut për të ndjekur shembullin e Greqisë, Italisë dhe shumë shteteve të tjera”, u shpreh Xheni Karaj – aktiviste e komunitetit LGBT.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Të tjera
    Sport14 Korrik 2025
    Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe. Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.