×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vendos kamera në komunat e pjesës veriore të Kosovës

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë.

    Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate të përbashkët.

    Aty thuhet se ky aktivitet është në përputhje të plotë me ligjin.

    “Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-076 për Policinë, Policia e Kosovës është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorë pajisje për incizime video-akustike dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale. Andaj, bazuar në kompetencat e Policisë së Kosovës, aktiviteti që është duke u zhvilluar sot në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, i cili ligj përcakton qartë kushtet dhe masat që duhet të ndjekin autoritetet gjatë përpunimit të të dhënave personale”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se Policia e Kosovës është këshilluar me Agjencinë për Informim dhe Privatësi lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, dhe se këto të dhëna do të përpunohen për qëllime të qarta, të ligjshme dhe legjitime, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.

    “Çdo veprim në këtë proces siguron një bazë të duhur ligjore dhe për këtë qëllim, vendosja e sistemit të vëzhgimit me kamerë në komunat e pjesës veriore të Kosovës, është kryer në prezencë të inspektorëve të AIP-së”, thuhet në njoftim.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesionin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në...
    Lajme17 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu foli në Diskutimin e Takimeve të Liderëve të Konferencës së Sigurisë...
    Sport17 Maj 2024
    Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane. E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për...
    Lajme17 Maj 2024
    Politologu boshnjako-amerikan Jasmin Mujanoviq ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.