×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e ShBA-së del kundër ligjit për vlerat e UÇK-së të përkrahur nga Qeveria Hoti

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK’së.

    Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ligji e kriminalizon  lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

    Projektligji për vlerat e luftës së UÇK’së ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në prill të këtij viti dhe kishte marrë përkrahjen e Qeverisë Hoti, që edhe e ka proceduar për në Kuvend.

    Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

    Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë euro, pa i llogaritur edhe investimet për ndërtimin e Muzeut të Luftës.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka proceduar me këtë projektligj dhe ai tash i dërgohet komisionit funksional, që në këtë rast është Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Inovacion.

    Ditë më parë në Kuvend gjithashtu kishte kaluar një rezolutë për mborjtjen e vlerave të luftës e propozuar gjithashtu nga PDK.

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Lajme17 Maj 2024
    Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për...
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.