×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është historia e fotografisë ku një infermiere e QKUK-së e rrakapitur nga lufta me COVID-19 u pa duke pushuar në korridoret e Infektivë

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Një fotografi e infermieres Shqipe Kadriu u shpërnda në rrjetet sociale dhe në shumë media në Kosovë. Por cila është historia e saj?

    Kadriu punon si infermiere në Klinikën Infektive që 21 vite dhe krahas profesionit të saj mjekësor, ka studiuar edhe dramaturgjinë. Ajo ka shkruar tekstin e disa serialeve dhe filmave në Kosovë ku ka bashkëpunuar me disa regjisorë të njohur, shkruan Gazeta Shneta.

    Tani infermierja po kujdeset për pacientët e sëmurë me Covid-19, punë kjo të cilën ajo e bën me shumë zell por edhe mundim e lodhje për shkak të fluksit të madh të pacientëve.

    Shqipja nuk ka pranuar të flas për mediat duke thënë se nuk e dëshiron famën në këtë kohë të vështirë me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës. Ajo ka thënë se do të jap intervistë pasi të përfundojë pandemia, ndërsa tani është e përkushtuar për kujdesin ndaj pacientëve. Publikimi dhe shpërndarja e fotografisë në rrjetet sociale nuk ishte gjëja që e dëshironte ajo.

    Këtë fotografi infermierja ia ka dërguar një miku të saj, pasi ky i fundit e ka pyetur se si po ndihej në këto ditë me shumë pacientë dhe me temperatura të larta. Si përgjigje, ajo ia kishte dërguar fotografinë. Miku i saj i kishte kërkuar lejen që ta publikonte me qëllim që t’i njoftonte miqtë për punën e madhe që po bëjnë infermierët.

    Por fotografia mori dhen dhe ndonëse kishte shumë komente pozitive, pati edhe të tillë të cilët e shqetësuan Shqipen dhe familjen e saj. Andaj ajo ka thënë se nuk dëshiron të bëhet më e famshme sesa fotoja që është publikuar e cila sipas saj flet shumë për punën e madhe që po e bëjnë me pacientët.

    Infermierja është ulur në dysheme për të pushuar disa momente, pasi nuk mund të ulet në karrige nga frika se mund ta kontaminojë atë dhe në këtë mënyrë të infektoje ndonjë përcjellës të pacientëve ose kolegë të saj.

    Infermierët e Klinikës Infektive janë duke e parë gazepin me fluksin e madh të pacientëve të infektuar me Covid-19. Ata janë të obliguar të mbajnë veshur pajisjet mbrojtëse kundër infeksionit në temperatura të larta dhe për orë të tëra derisa të kryhen të gjitha terapitë e pacientëve.

    Sikurse Shqipja, edhe kolegët e saj në Klinikën Infektive, Pulmologji, Emergjencë, etj, ndodh shpesh të marrin infuzione pasi të kryejnë terapinë, për shkak të lodhjes së madhe, vështirësisë në frymëmarrje nga maska, dhe temperaturat e larta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.