×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti prezanton 8 propozimet e komunës së Prishtinës lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kjo komunë nuk e ka përgjegjësinë e vlerësimit të situatës epidemiologjike dhe as përgjegjësinë e vendosjes së masave të kufizimit.

    Tutje Ahmeti tha se deri tani janë fokusuar në zbatimin e të gjitha vendimeve të qeverisë pa marrë parasysh se kush e udhëheq apo ku është në të.

    “Por, duke marr parasysh situatën e ditëve të fundit, reagimin e qeverise dhe deklaratat e IKSHP, si komunë kemi vlerësuat situatën, kemi diskutuar me ekspertët tonë, dhe kemi analizuar reagimet e shteteve tjera ne po i japim këto propozime”, tha Ahmeti.

    Përmes një publikimi në Facebook, Ahmeti ka renditur disa propozime, ku theksoi se nuk janë as kritikë nga IKSHPK-së, e as ndaj ministrisë së Shëndetësisë, por thjeshtë sugjerime për situatën e krijuar.

    Propozimet:

    1. Te mos ndjeken testimet e kontakteve më – gjurmimi epidemiologjik është bërë i pamundur, një rast pozitiv nuk ka mundësi të identifikoj të gjithë njerëzit që i ka takuar në rrugë, në punë, në restorat, në bankë, në protestë etj. Pra, është e pamundur të ndjeket virusi në këtë mënyrë.

    2. Të bëhen testet serologjike – edhe si hulumtim edhe si testim pêr qytetarët. Me 1000 teste serologjike (të gjakut dhe të shpejta) ne do tê kuptojmë se sa njerëz si përqindje e kanë pas virusin dhe e njejta mostër mund të përdoret për të ditur sa e kanë. IKSHP sot nuk e ka (e do të duhej ta kishte) vlerësimin shkencor të zhvillimit të virusit në Kosovë. Kjo do të na mundësonte që të kuptojmë situaten në Komuna, strukturen demografike dhe informata të tjera për imunitetin kolektiv. Komuna e Prishtinës mund ta bëj brenda javës këtë nê qofte se na lejohet për të gjitha komunat.

    3. Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione.

    4. Të decentralizohet testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe ne klinika private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen. Këru mund të testohen vullnetarisht qytetarët që dojnë me e dit a e kanë virusin. Kjo të bëhet me pagesë dhe rezultatet të dërgohen në IKSHP në mënyrë obligative. Në Kosovë janë 43 mikrobiologë dhe ka kapacitete testuese.

    5. Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve. Në qoftë se del se të rrezikuar në vendin tonë janë të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese (dhe çfarëdo grupi tjetër) atëherë politikat preventive duhet të fokusohen në këto grupe prej ndalesës së levizjes e deri të udhëzimet e qarta si të veprohen ne shtëpitë ku ka të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.

    6. Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime. Qeveria – rrjedhimisht IKSHP duhet të kenë skenare dhe të kërkojnë ndihmen e Komunave, në skenarin kur nuk janë më shumë se 200 të shtruar apo 80 në nevojë për oksigjenoterapi, skenari dy ku nevojiten hapësira dhe shtretër shtesë – psh ne si Prishtinë kemi mundësi e deri te skenari i rëndë i mungesës së respiratorëve. Përndryshe institucionet pa plan jane institucione në panik, e institucionet në panik janë pasojë për qytetarët.

    7. Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik. Ata që nuk janë ne grupet e të rrezikuarve të kujdesen me maska e distancë me përgjegjësi personale. Numri i rasteve me virus nuk është alarmant në qoftë se nuk shtohet numri i të shtruarve dhe me komplikime. Në fakt ndërtohet një imunitet kolektiv.

    8. Të ndërtohet apo blehet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetar lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin. Aktivitetet e palejuara të mund të zhvillohen në qofte se ka garancione të tilla për pjesëmarrësit.

    Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin deri ne zbulimin e vakcinës. Kjo nuk është vala e dyte, në fakt është pjesa e dyte e valës së parë. Për të përfunduar vala e parë duhet të kalojne 28 ditë me zero raste.

    Prandaj, këto masa na ndihmojnë edhe për këtë fazë e edhe për valen e dytë potenciale në vjeshtë. Në qofte se bashkëpunojmë do të ja dalim pa pasoja të mëdha shëndetësore.

    Përndryshe, Prishtina do te veprojë në këtë drejtim si komunë për kuptuar edhe më mirë situaten edhe për të reaguar më mirë.

    Faemnderit

    Prishtina me 184 raste aktive me Coronavirus, sot dalin rezultatet e testimit të 100 qytetarëve

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Lajme04 Maj 2024
    Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Negociatorët e Hamasit kanë mbërritur në Kajro për bisedime të mëtejshme mbi një armëpushim të mundshëm në Gaza, tha një zyrtar i...
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.