×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi s’di të ndalet, mposht Cadizin

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit.

    “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për të fituar në fund me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër s’i konkretizojë rastet, me vendasit që ishin më kërkues.

    Ishte Brahim Diaz që i dha epërsinë Realit me një gol solo, ku pas driblimit e dërgoi topin në këndin e rrjetës (51’).

    Lojtari ndoshta më i mirë i sezonit Jude Bellingham u përkujdes për të dyfishuar epërsinë, duke realizuar vetëm tre minuta pasi u inkuadrua pas asistimit të Diazit (68’).

    Ndërsa, fitoren e vulosi krejt në fund Joselu pas një asistimi të bukur të Nachos (90+4’).

    Real Madridi tani mbledhë 87 pikë në La Liga, plot 14 mbi Barcelonën ndërsa ka nevojë vetëm që kataluansit të ndalen nga Girona për t’u shpallur kampion më vonë.

    Përndryshe, Reali tani do të fokusohet për përballjen ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve./rtk

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Sport17 Maj 2024
    Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane. E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.