×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in në kafe, por jo në Qeveri

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë partinë fituese te komuniteti shqiptar.

    Në një deklaratë të dhënë për media pas një debati të organizuar për temën e nacionalizmit në shtetet multietnike, Osmani tha se VMRO mund ta ftojë VLEN-in të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë.

    “Zotëri Mickoski VLEN-in mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN-i thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE-së me partnerët e tyre se ato kanë 20 parti, nëse e kanë edhe VLEN-in, jemi në rregull ne nuk kemi asgjë, por përfaqësuesit të popullit shqiptar do të jenë ata që do t’i zgjedhë populli”, tha Bujar Osmani.

    E nga ana tjetër, VLEN është e bindur se do të jetë pjesëmarrëse në Qeverinë e ardhshme. I pyetur nëse në Qeverinë e ardhshme, përpos VMRO-së dhe VLEN-it, do të jetë edhe ndonjë parti tjetër, Izet Mexhiti nga blloku opozitar shqiptar tha se po shqyrtohen më shumë kombinime.

    “Ka më shumë kombinime, por të gjitha kombinimet janë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së. Sepse, asnjë subjekt, asnjë tabor politik nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-n”, tha Izet Mexhiti.

    Kujtojmë se VMRO – DPMNE, e cila pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, paralajmëroi se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me BDI-në, por me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.