×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të dhënave të ministrisë.

    Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.

    Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu është futur në listën e personave që Rusia i kërkon.

    Edhe në të kaluarën, autoritetet ruse kanë vendosur emrat e zyrtarëve dhe politikanëve ukrainas në listën e personave të kërkuar. Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë vendosi kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar.

    Pranverën e kaluar, një gjykatë në Moskë ngriti aktakuza në mungesë ndaj tij për krijimin e një komuniteti terrorist, për kryerjen e një sulmi terrorist nga një grup personash dhe për posedim të armëve dhe mjeteve plasëse.

    Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv. /REL

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.