×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj uron hologun e tij nga Maqedonia e Veriut dhe e fton për bashkëpunim në luftimin e Pandemisë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar homologun e tij nga Maqeonia e Veriut,Venko Filipçe, për rizgjedhjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Ju lusim të pranoni urimet e mia më të përzemërta me rastin e formimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për rizgjedhjen tuaj në postin e Ministrit të Shëndetësisë” shkruan Zemaj .

    Tutje Zemaj ka shkruar se pret me padurim të takohet me ministrin Filipçe për t’i dhënë një shtytje të re bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta për përballimin e situatës me Covid -19, si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës.

    Njoftimi i plotë i MSH-së:Ministri Zemaj uron homologun e tij Filipçe për rizgjedhjen në detyrën e Ministrit të ShëndetësisëPrishtinë, 1 shtator 2020

    I nderuari Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Venko Filipçe

    Ju lusim të pranoni urimet e mia më të përzemërta me rastin e formimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për rizgjedhjen tuaj në postin e Ministrit të Shëndetësisë.

    Ne konsiderojmë se ky është një hap shumë i rëndësishëm në forcimin e demokracisë në shtetin tuaj dhe një shprehje e besimit dhe e vlerësimit për punën tuaj në detyrën e rëndësishme të Ministrit të Shëndetësisë.

    Me dëshirat për sukses të plotë gjatë mandatit tuaj të ri dhe duke ju përgëzuar për angazhimet në menaxhimin e pandemisë Covid-19, unë pres me padurim që të ju takojë sa më parë që ka mundësi, qoftë në Shkup apo në Prishtinë, për t’i dhënë një shtytje të re bashkëpunimit tonë dhe angazhimeve të përbashkëta për përballimin e situatës me Covid -19 si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës.

    Ju dëshirojmë shëndet të plotë dhe suksese në mandatin tuaj për një shëndetësi sa më të avancuar dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Sinqerisht,
    Armend Zemaj,
    Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.