×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri thotë se qytetarët nuk po respektojnë masat për tu mbrojtur nga virusi COVID 19

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se në masë të madhe nuk janë duke u respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë.

    Tahiri tha se në kryeqytet ka inspektime të vazhdueshme edhe në fushën e gastronomisë, mirëpo siç tha ai qytetarët duhet ta mbrojnë veten duke respektuar masat e rekomanduara.

    ”Në masë të madhe nuk po respektohen masat. Mëgjithëse ka inspektime të vazhdueshme edhe gjatë ditës, edhe në orët e vona të natës me ekipet tona. Siç e vëreni jo dhe aq shumë po respektohen masat”, tha ai.

    Ai po ashtu theksoi se çdo ditë e më shumë është duke u vështirësuar monitorimi i të infektuarëve të cilët janë duke qëndruar në vetizolim nga Komuna e Prishtinës, kjo si pasoj e rritjes së numrit të rasteve, përcjell Telegrafi.

    “Sa më shumë që rritet numri i të infektuarve aq më e vështirë bëhet monitorimi i qytetarëve të infektuar. Nuk kemi polic për kokë banori”, u shpreh tutje ai.Tahiri tregoi se në një takim me kolegjiumin e inspektorateve si dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar që të ndryshohet infrastruktura ligjore.

    “Dje si kolegjium i inspektorateve komunale kemi mbajtur një takim me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, një nga kërkesat tona ka qenë të ndryshohet infrastruktura ligjore përmes një amandamenti në ligj, në mënyrë që t’ju lejohet dhe policisë shqiptimi i dënimeve. Sepse vetëm inspektorëve sanitar i lejohet e drejta e shqiptimit të dënimeve, e disa komuna kanë inspektorë sanitar e disa të tjera jo. Nuk ka mjek që të mbron nga një virus, nëse nuk e mbrojmë vetëveten”, ka thënë ai.Tahiri potencoi se nëse vet qytetarët nuk e mbrojnë veten, askush nuk mund t’i mbroj. /RTV Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.