×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i goditi Heldt politikanët: Vizat do të hiqen për qytetarët, jo për shkak të atyre me 2-3 pasaporta e që flasin me zë të lartë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt iu është drejtuar qytetarëve të vendit në ditën kur Gjermania ka marrë edhe zyrtarisht presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

    Me anë të një video mesazhi, Held ka premtuar kosovarët se Gjermania do të angazhohet fuqishëm për heqjen e vizave.

    Madje, kur ka folur për heqjen e vizave, ai ka pasur edhe një mesazh për politikanët e vendit.

    “Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave që unë besoj që do të ndodhë shumë shpejtë kjo nuk do të jetë për shkak se disa po flasin me zë të lartë, kjo do të jetë për shumicën e heshtur dhe anonime. Qytetarëve të këtij vendi që punojnë me zell dhe i binden ligjit”, ka thënë Heldt, duke shtuar se sistemi arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, janë keq përkundër përkrahjes milionëshe të BE’së.

    “Një autostradë në perëndim të Kosovës ku janë lidhjet për Pejë dhe ajo për Mitrovicë nuk kanë përfunduar akoma. Kjo ju bën të mendoni për shpenzime enorme të parasë. Kjo autostradë me koston e planifikuar arrin një shumë që është pothuajse sa gjysma e buxhetit vjetor të këtij vendi”, ka thënë Heldt.

    Sipas tij, përveç liberalizmit të vizave, prioritet i Gjermanisë është edhe dialogu Kosovë – Serbi.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se Qeveria Kurti është kampione në korrupsion.Miftaraj thotë se ky...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka bërë të ditur se vëzhguesit...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Drenas PDK fitoi bindshëm në këto zgjedhje nacionale. PDK fitoi 19014 vota apo 74.62% të votave në këtë qytet. Tashmë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Sot në mbarë botën shënohet Shën Valentini, apo Dita e të Dashuruarve. E Shtëpia e Bardhë përgatiti një urim epik për të...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Mendimi për motin – 14.02.2025 Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëve të para të...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të trete të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli ka marrë një dedikim emocional për Shën Valentin. Por ky...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Shqipëria u bë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.