Shteti i Kosovës, jo rrallë është kritikuar si nga organizatat vendore e ndërkombëtare si dhe institucionet e Bashkimit Evropian për numri e madh të të punësuarve në administratën publike. Zakonisht janë cilësuar si barrë e madhe për buxhetin ashtu të limituar të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Hulumtuesi i lartë në GAP, Bekim Salihu ka thënë se shifrat të cilat tregoj tani për situatën e administratës publike dhe mbingarkesën e saj janë dëmi që i kanë shkaktuar udhëheqësit politik, duke punësuar 20 persona në vendet ku janë kërkuar vetëm dy të tillë.
“ Kosova ka rreth 20 mijë persona të punësuar si shërbyes civil (e rreth 100 mijë si shërbyes publik) Shërbyesit civil brenda një viti tërheqin paga nga buxheti i shtetit rreth 96 milionë euro, aktualisht shteti po funksionon me 20% të shërbyesve civil (stafi esencial) 80% janë të shpija. Kjo shpërfaq dëmin që udhëheqësit politik i kanë bërë administratës e rrjedhimisht buxhetit, në një pozitë ku janë kërkuar dy persona i kanë punësuar 20”, ka shkruar Salihu në Facebook.
E në një situatë të tillë, shteti duhet t’i paguaj në vazhdimësi punonjësit e vet,. Ndërsa ekspertët e administratës publike disa herë kanë këshilluar që mënyra e vetme për të ulur numrin e këtij stafi është që kur personat pensionohen, mos të mbushen me persona të tjerë pozitat e tyre.

Të tjera
-
09:12 | 29 Janar 2023
-
09:09 | 29 Janar 2023
-
09:02 | 29 Janar 2023
-
08:56 | 29 Janar 2023
-
08:41 | 29 Janar 2023
-
08:21 | 29 Janar 2023
-
08:19 | 29 Janar 2023
-
LajmeMoti sot në Kosovë07:58 | 29 Janar 2023
-
07:42 | 29 Janar 2023
-
00:00 | 29 Janar 2023
-
23:36 | 28 Janar 2023
-
23:33 | 28 Janar 2023