×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni tregon arsyet pse ky shtet po e kalon shumë më lehtë pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Shqiptari nga Kosova që jeton në Japoni, Mithat Haxhiislami, i njohur me nofkën Miki, ka thënë sot shteti japonez po e përballon shumë më lehtë pandeminë COVID-19 se shtetet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Haxhiislami tregoi se janë tri gjëra që kanë bërë që japonezët ta kalojnë më lehtë këtë situatë dhe ato janë kultura e bartjes së maskës, jo përqafimi dhe zbathja e këpucëve para se me hy në shtëpi.

    “Ka edhe elemente tjera që ndikojnë por këto po dalin të jenë kryesoret”, tha ai.

    Ai bëri të ditur se numri i vdekjeve në Japoni është rreth 700, në një popullatë prej rreth 127 milionë.

    Haxhiislami bëri të ditur se Japonia në shumicën e prefekturave ka larguar masën e jashtëzakonshme, masë kjo që ka qenë më e lehtë se në vendet tjera.

    Ai tha se janë diku rreth 120 shqiptarë që jetojnë atje dhe sa ka informacione nuk ka janë prekur nga coronavirusi.

    Afaristi nga Kosova duke folur për shqiptarët në Japoni tha se shumica janë nga Shqipëria, por ka edhe nga Kosova.

    Sipas tij, ata janë të orientuar në edukim dhe shumica janë asistentë në universitete. /RTVDukagjini/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.