Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja brutale në Prizren, policia tregon pse u sulmuan pamëshirshëm dy viktimat

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Dy persona janë sulmuar nga disa persona tjerë sot në mes të rrugës në Lagjen Ortakoll në Prizren.

    Në videon e publikuar nga mediat lokale dëgjohet teksa personat që po godasin me shkelma viktimat bërtasin “o hajn” edhe “a vjedh ma”.

    Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, personat që shihen edhe në video duke u goditur janë dërguar për ndihmë mjekësore pas lëndimeve.

    “Polica ka marrë një informacion se në lagjen Ortakoll është duke ndodhur në përleshje, në vend kanë dalë njësitet përkatëse. Janë hasur dy viktima të cilat gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime ku të njëjtëve iu është dhënë ndihmë mjekësore, rasti është duke trajtuar si lëndim i rëndë. Është njoftuar prokurori dhe hetuesit janë duke u marrë me rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi për Gazetën Express.

    Dyshimet e para janë se viktimat kanë kryer disa vjedhjeve, e për këtë arsye ka ardhë edhe deri te përleshja.

    “Janë kryer disa bastisje, është identifikuar si dhe është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar. Dyshohet se viktimat janë kryes të vjedhjeve të rënda dhe kjo përleshje ka ardhë mes të dyshuarve. Dyshohet se deri te përleshja ka ardhur për shkak se ju kanë gjetë gjësende që ju kanë vjedh në shtëpi të dyshuarit. Njësitet po punojnë, të gjitha veprimet po merren në bashkëpunim me prokurorin e shteti”, ka deklaruar Gashi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Tri lokale afariste janë djegur sot, në orët e vona, në rrugën “Ilas Agushi”, afër tregut të Gjelbër në Prishtinë. Në vend...
    Lajme08 Qershor 2023
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës, sidomos më vonë, pritet të...
    Lajme08 Qershor 2023
    Shtëpia e Bardhë ka publikuar raportin vjetor të Kompetencave të Luftës rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në lansimin e publikimit “Shijet e Dukagjinit”, teksa bëri pyetje rreth ushqimit tradicional, flisë....
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë mysafir special...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kërkuar që marrëdhëniet personale të liderëve Albin Kurti dhe Edi Rama, të mos identifikohen me marrëdhëniet mes...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly....
    Lajme08 Qershor 2023
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.