×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët nuk u besojnë testeve për Covid në laboratorë private, kërkojnë që shteti të merr përsipër pagesat

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë të hënën ka licencuar 29 institucione shëndetësore private për testim me Covid-19.

    Në një prononcim për Front Online Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës këtë vendim të MSh-së e sheh si lajm të mirë, për shkak se siç thotë IKShPK-ja do të lirohej nga presioni i politikanëve dhe biznesmenëve për të kryer teste.

    “Licencimi i institucioneve private për të kryer teste për COVID-19 është një lajm i mirë, pasi që kjo do ta shkarkon IKSHPK – në nga presioni i madh i politikaneve, biznesmenëve etj të cilët kryenin teste për shkak të udhëtimit apo gjërave të tjera të ngjashme. Këta persona të cilët me vet dëshirë dëshirojnë të testohen tani mund ta bëjnë në institucionet private shëndetësore”, ka thënë Kodra.

    Ai kërkon që të ngritën kapacitetet në Institucionin kryesorë që deri tash ka kryer teste, në mënyrë që çdo person i dyshuar të testohet.

    “Në anën tjetër MSH-ja duhet t’i ngris kapacitetet e IKSHPK për të kryer testime dhe çdo person i dyshuar që rekomandohet nga ana e mjekëve duhet të testohet. Kjo gjë duhet të bëhet me urgjencë, ngase vetëm kështu i mbrojmë kategoritë e rrezikuara të shoqërisë dhe mund ta kemi pandeminë nën kontrolle”, tha ai për Front Online.

    Kodra ka kërkuar që çmimet të jenë nën kontrolle të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të jenë referente me vendet e rajonit, dhe po ashtu të ketë kontrolle të rrepta për sigurinë që kanë në rezultate nga ana e MSh-së.

    “Sa i përket çmimeve, MSH duhet të ketë kontroll mbi to dhe ato të jenë referente me shtetet e rajoni, gjithashtu sa i përket sigurisë duhet të ketë një kontrolle rigoroz nga MSh-ja” ka thënë Kodra.

    E qytetarët kanë mendime të ndryshme për sa i përket besueshmërisë së rezultateve të laboratorëve privat.

    Qytetarit Sheremet Vushtica thotë se do të duhet që Qeveria t’i testonte të gjithë qytetarët e dyshuar pasi gjendja ekonomike është rënduar edhe më shumë nga pandemia.

    “Katastrofë, pikë së pari i kam dëgjuar edhe në lajme si thanë, dëgjova 20 deri  50 euro…, por është problemi se Qeveria duhet me i pagu gjithë popullin me i pagur testet. Populli nuk ka, tash edhe pandemia, pa puna duhet të i paguaj”, ka thënë Vushtica.

    Ai thotë se laboratorët privat nuk kanë kapacitete për testim dhe nuk u beson rezultateve që dalin nga to.

    “Këto private që i kanë bërë, unë nuk iu besoj, s’kanë as kapacitete për me i bë ato teste” ka thënë ai për Front Online.

    Një tjetër qytetar, Rrahman Rrahmani shprehet se dyshon në testet që do të kryhen nga laboratorët privat pasi nuk do të mund të kontrollohen nga institucionet shtetërore.

    “Kam dyshim pak, se tash interesi ka shkuar mbi ndërgjegjeje mbi moral, mbi njerëzimin. Këto që janë të shtetit, janë nën kontrolle, këtyre iu besoj”, ka thënë Rrahmani.

    E për çmimet thotë se xhepi i rënduar i qytetarëve nuk do të mund t’i përballojë.

    “Xhepi i qytetarëve shumë gjana nuk mund t’i përballojnë, por për të gjitha njeriu mundohet ta ruaj shëndetin”, tha ai.

    Qytetari tjetër, Ibush Hasani thotë se është e mirë që edhe laboratorët privat do të kryejnë testet për Coronavirus, por që çmimet duhet të jenë fikse dhe të caktohen nga institucionet publike.

    “Besoj që janë të besueshme se mjetet i kanë të përsosura por loja me çmime si duket po ngjall dyshime. Duhet të jetë fiks çmimi, duhet të ndërhyj Qeveria”, ka thënë Hasani për Front Online.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.