×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shëndetit i Charles drejt përkeqësimit? Mediat amerikane: Pallati në gatishmëri për funeralin mbretëror

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është drejt përkeqësimit dhe për këtë arsye zyrtarët e Pallatit Mbretëror, janë duke qëndruar çdo ditë të informuar rreth shëndetit të tij.

    Daily Beast raporton se përgatitjet për funeralin e Charles kanë nisur që pasi u përcoll për në banesën e fundit, nëna e tij, Mbretëresha Elizabetë.

    Mbreti Charles ka qëndruar larg syve të publikut prej kohësh tashmë, pasi u bë publike edhe diagnoza e tij. Në shkurt, qytetarëve britanikë iu bë e ditur se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer. Që prej atëhere, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

    “Sigurisht që ai është i vendosur që ta mundë kancerin…Të gjithë po qëndrojnë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë. Më shumë nga ç’po tregohet”, i tha një burim, i përshkruar si mik i vjetër i familjes mbretëore “The Daily Beast”.

    Kujtojmë se Pallati Mbretëror nuk e ka zbuluar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, por u pranua se nuk bëhej fjalë për kancer të prostatës. Ky i fundit është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundjeje.

    Detajet për shëndetin e monarkut 75-vjeçar kanë qenë të pakta, por ekspertët dhe analistët politikë janë shprehur publikisht se mbreti po e përballon shumë mirë trajtimin.

    Por në të njëjtën kohë, siç raportohet nga rrjeti amerikan, ndihmësit e mbretit Charles shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e funeralit mbretëror, i cili quhej “Operacioni Menai Bridge”./Insajderi

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.