×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni në Turqi, pritet me nderime të larta nga Ministria e Mbrojtjes

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, është pritur në takim nga kolegu i tij në Turqi, Hulusi Akar.

    Takimi u bë në kuadër të vizitës së Qunit në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Turqi, ndërsa ai është pritur me ceremoni të larta ushtarake.

    Bëhet e ditur se ministri Akar ka thekuar miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duke përmendur edhe partneritetin e fuqishëm mes dy ministrive. Sipas tij, dy vendet kanë nevojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira si dhe bashkëpunim në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

    Njoftohet se Quni ka falënderuar Turqinë për rolin dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe ndërtimin e gjithmbarshëm të Kosovës duke shtuar se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend i rëndësishëm i NATO-s, do të vazhdojë për arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrim të paqës, sigurisë dhe stabilitetit.

    Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdojë me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Bëhet fjalë për ngjarjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.