
Qeveria e Kosovës në mbledhjen Online të cilën do ta mbaj sonte ka planifikuar shkarkimin e bordit të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës”, ndonëse sipas raporteve zyrtare të performancës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë tri viteve të fundit ka performuar me nga 20 milionë euro profit.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje pritet të shkarkohet edhe bordi i Ndërmarrjes Publike “Iber lepec”, ndërmarrjes lokale “Hidrogjeni Jugor” nga Prizrenit.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit që lamë pas Ndërmarrja e ka mbyllur vitin me 23 milionë euro fitim, gjatë vitit 2018 KEK-u po ashtu ka pasur profit prej 15 milionë euro, deri sa në vitin 2017 profiti i ndërmarrjes ka qenë rreth 21 milionë euro.
Vlerësimi i përformancës së punës së Bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrorë, vlerësim ky i bwrw nga ish Ministria e Zhvillimit Ekonomik për vitin 2018 e nxjerr këtë ndërmarrje më të suksesshme në Kosovë.
D
erisa ndërmarrjeve tjera iu ka gjetur një varg shkeljesh e lëshimesh menagjeriale KEK është radhitur në top listën e këtij raporti të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e që është hartuar nga një auditor i jashtëm.
Sipas këtij raporti KEK vazhdon të jetë “një korporatë financiarisht e vetë qëndrueshme, ka vazhduar të investoj në projekte kapitale me mjete vetanake, në kapacitete e saj prodhuese dhe gjeneruese të energjisë elektrike si dhe investimeve kapitale në përmirësimin e ambientit”.
Po ashtu në të gjitha kategoritë Korporata Energjetike e Kosovës është vlerësuar maksimalisht nga të gjitha ndërmarrjet tjera.
Pikë maksimale, prej 4.97 nga 5 sa është maksimalja kjo ndërmarrje ka marr për implementimin e politikave të Bordit.