
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Pas operacionit, Thaçin e vizitoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se presidenti është mirë me shëndet.
Shkrimi i plotë:
Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.