×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse Kosova dhe Serbia sot merren vesh për marrëveshje, Donald Trump nesër merr pjesë në takim

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi, që po përcjell nga afër zhvillimet në Washington, merr vesh ekskluzivisht se presidenti amerikan Donald Trump mund të jetë nesër pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

    Pjesëmarrja ose jo e presidentit amerikan në takimin e 4 shtatorit varet nga fakti nëse delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të arrijnë të dakordohen sot për marrëveshjet.Ajo që mëson po ashtu ekskzluvisht Klan Kosova është që tashmë janë prezantuar projektet nga pala kosovare.

    “Në takim kanë qenë qysh sot edhe pala serbe. Sipas burimeve nga delegacioni i Kosovës do të ketë ndoshta edhe befasi të këndshme. Synohet që të arrihen sot marrëveshjet në mënyrë që nesër të shkohet në Shtëpinë e Bardhë dhe të ndërmjetësojë takimin, siç merr vesh Klan Kosova, edhe vet presidenti amerikan Donald Trump”.

    “Nëse sot do të ketë pajtim mes palëve, pra do të arrihen marrëveshjet, atëherë nesër do të jetë prezent presidenti amerikan Donald Trump për t’i uruar apo nënshkruar ato varësisht se cila formë do të përzgjedhet. Pjesëmarrja e Donald Trump do të varet nga rezultatet e takimeve sot”, ka deklaruar Kelmendi.Pas pauzës, do të vazhdojë edhe pjesa e dytë e takimit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Në orët e vona të natës, Gjesti është shprehur se Xhenetës nuk ia ndjen fare për të. Madje ai u shfaq i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.