×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni e Veriut, katër viktima dhe 29 raste të reja me Covid-19, shërohen 69 pacientë

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 4, Tetovë 2, Prilep 3, Koçani 3. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive.

    Gjithsej 69 pacientë janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 807.

    Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit katër raste tjera me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Prilepi, paciente në moshën 55 vjeçe, e cila ishte pranuar në spital me 24 prill dhe një pacient 84 vjeç që ishte pranuar në spital me 27 prill. ISHP ka regjistruar edhe një rast të vdekjes në Prilep tek një paciente në moshën 69 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në shtëpi. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga fshati Zrnovc i Koçanit, i cili në spital ishte pranuar me 21 prill.Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 81.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.