Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ngushëlluar familjen Qeska për të vdekurin e sotëm nga kjo komunë, si pasojë e infektimit me COVID 19.
“Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Postimi i tij:
Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
SL

Të tjera
-
09:22 | 10 Gusht 2022
-
09:09 | 10 Gusht 2022
-
08:57 | 10 Gusht 2022
-
08:54 | 10 Gusht 2022
-
08:51 | 10 Gusht 2022
-
08:49 | 10 Gusht 2022
-
08:48 | 10 Gusht 2022
-
08:27 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:17 | 10 Gusht 2022
-
08:15 | 10 Gusht 2022