×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Ferizajit: 4 vite burg dhe 3 mijë euro gjobë për turkun që shiti dhe shpërndau drogë në Kosovë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Katër (4) vjet burgim dhe tremijë (3.000) euro gjobë ndaj O.K, për veprat penale të narkotikëve

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 16 qershor 2020, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.K, shtetas i Turqisë, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin O.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro.

    I pandehuri akuzohet se më 5 janar 2020, në fshatin Bibaj – Komuna Ferizaj, përkatësisht në parkingun e pompës së derivateve, me rastin e ndaljes së veturës – taksi në kuadër të planit operativ nga ana e Drejtorisë së Sektorit Qendror të Hetimeve të Trafikimit me Narkotik, gjatë kontrollit tek i pandehuri i cili ishte pasagjer, është gjetur një çantë në të cilën kishte pasur katër (4) paketime të gatshme për shitje me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë 1900.16 gram, të cilat substanca i pandehuri i kishte poseduar në mënyrë të pa autorizuar dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës, ku si pasojë e zjarrit ka vdekur...
    Lajme23 Shtator 2023
    Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme – sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve – është shndërruar në dukuri të rrezikshme...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë...
    Lifestyle23 Shtator 2023
    James Clear, autor i librit popullor “Personal Habits”, së fundmi ka udhëhequr një seri seminaresh që synojnë të ndihmojnë të gjithë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Sport23 Shtator 2023
    Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich. Trajneri i bavarezëve,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.